Afron vera dhe bashkë me të edhe stina e dasmave. Ajo e Pau Gasol dhe Kethrin Mekdonell duket se do të ndodhë më shpejt nga sa është menduar. Cifti u fejua në muajin tetori dhe basketbollisti e shfaqi entuziazmin e tij me të madh në profilin e tij në Instagram.
‘Nuk ka fjalë për të përshkruar lumturinë që ndjejmë. Më tha PO!!-shkruante Gasol në postimin e tij ngjitur me një foto ku ai dhe e fejuara e tij janë duke parë njëri-tjetrin në sy.
Basketbollisti katalanas nuk e ka fshehur në asnjë moment dashurinë që ndjen për sipërmarrësen.
‘Jam shumë me fat që jam fejuar me një grua kaq të mrekullueshme dhe me shumë dëshirë për të jetuar sa më bukur jetën tonë të përbashkët-vijonte në postimin e tij Pau Gasol.
sfidanti.al