Policia gjermane në alarm për duelin e dy Borusiave në Bundesligë

Jo më pak se 1 000 oficerë pritet të jenë në gatishmëri, por mund të aktivizohen edhe më shumë. Masat do të jenë të jashtëzakonshme si për ndonjë derbi, ndërsa në javën e fundit të Bundesligës vihen përballë dy Borusiat, Dortmundi dhe Mynshengladbahu. Informacioni është që mund të ketë trazira rreth e rrotull stadiumit, dhe se në “festë” mund të përfshihen edhe tifozët e Këlnit, miq të atyre të Dortmundit, dhe armiq të Gladbahut.

Pasditen e së shtunës, helikopterët do të jenë duke fluturuar rrotull stadiumit dhe hapësirave pranë tij, ndërsa policia do të ketë bërë gati tubat e ujit si dhe mjetet e tjera për raste të tilla. Do të ndalohet shitja e shisheve prej qelqi apo plastike, si dhe e pijeve alkoolike pranë stadiumit, duke filluar nga ora 10:00 paradite, deri në 20:00 pasdite. Vetë policia, për arsye taktike, nuk tregon sesa forca do të ketë në “vendngjarje”, ndërsa shpresa është që gjithçka të jetë e përqëndruar brenda fushës.

Sfidanti.al