Qeveria turke në ‘luftë’ me Kanter; censuron ndeshjet e Portland Trailblazers në NBA

Qeveria Turke vijon ‘luftën’ e vecantë me Enes Kanter, basketbollistin që aktivizohet në kampionatin e NBA me skuadrën e Portland që është në finalen e Konferencës së Perëndimit kundër Golden State. Në fakt ën Turqi është ndaluar në mënyrë kategorike transmetimi i ndeshjeve të Trailblazers në këto finale në televizion, kështu që admiruesve të këtij kampionati në vendin ballkanas do t’u duhet t’i drejtohen NBA League Pass ose platformave të tjera në internet.

Prania e Enes Kanter në këto finale bëri që televizionet të marrin këtë vendim drastik, duke qenë se basketbollisti i Portland nuk i ka kursyer asnjëherë kritikat në drejtim të qeverisë së Erdoanit me të cilin ka pasur disa incidente.

I njëjti vendim qëndron edhe në rast se Portland do të mposhtë Golden State dhe kalon në finalen e madhe të NBA për titullin kampion. Vetëm pak ditë më parë, basketbollisti bëri një denoncim në Tëitter për censurimin e emrit të tij gjatë transmetimit të ndeshjeve të Trailblazers edhe nga ana e komentatorëve turq, ndërsa NBA bëri të ditur se të gjitha ndeshjet e Portland do të transmetohen nëpërmjet platformës NBA League Pass

sfidanti.al