Cristiano Ronaldo duket se do t’i thotë më në fund lamtumirën beqarisë. Sipas medias portugeze, ylli i Realit të Madridit i ka bërë propozimin të dashurës së tij, Georgina Rodriguez duke i dhuruar një unazë vlera e të cilës arrinte deri në 500 mijë Euro. Por jo vetëm kaq, media luzitane thekson se tashmë është përcaktuar edhe periudha kur do të zhvillohet ky event dhe bëhet fjalë për vitin 2018, pa u specifikuar data konkrete. Për t’u theksuar është se viti i ardhshëm është ai i botërorit të Rusisë që do të luhet në periudhën 14 qershor-15 korrik. Në këtë moment Portugalia është në vendin e dytë në Grupin B të kualifikueseve me 21 pikë, 3 më pak se Zvicra në vendin e parë. Nëse nuk do të ketë ndonjë suprizë të madhe, portugalia pritet të jetë pjesëmarrëse në Kupën e Botës së vitit 2018.
Sfidanti.al