Mario Gëtze dhe Ana Katrin në altar…përsëri

Mario Gëzte dhe An Katrin shkojnë në altar…për të dytën herë. Futbollisti gjerman dhe bashkëshortja e tij në një ceremoni në Majorka përsëritën betimet e tyre martesore, pikërisht 1 vit pas dasmës së tyre të parë. Sipas televizionit gjerman RTL, ceremonia e fshehtë u organizua në Son Marroig Farm, ish ndërmarrja e Arkidukës Ludvig Salvador në pjesën veriperëndimore të ishullit

Të ftuar në këtë ceremoni të dytë martesore ishte edhe portietri i Barcelonës Mark Andre Ter Shtegen dhe bashkëshortja e tij Daniela me futbollistin që menjëherë pas mbylljes se kësaj ceremonie iu drejtua rrjeteve sociale për të uruar kolegun e tij

“A&M. Urime për këtë martesë të cmuar. Jemi shumë të lumtur për ji. Faleminderit që e ndatë këtë ditë të vecantë me ne, ia kaluam në mënyrë fantastike-shkruante Ter Shtegen në postimin e tij

Por në këtë martesë të dytë të Gëtzes ishin të pranishëm edhe futbollistë të tjerë si Mark Bartra e Tiago Alkantara të shoqëruar padyshim nga bashkëshortet e tyre. ‘Ishte një ditë e mrekullueshme, ju duam cifti-shkruante Mark Bartra teksa postoi një foto të të gjithë lojtarëve dhe bashkëshorteve të tyre.

sfidanti.al