Hollywood-i i fiksuar pas Lionel Messi-t. Sa shumë yje në ndeshjen e “magjistarit”

Transferta e Inter Miami në fushën e Los Angeles FC ngjalli interes të madh jo vetëm për shkak të shkallës së lartë të vështirësisë së ndeshjes por edhe për emrat VIP që do të shfaqeshin në stadium për ndeshjen e 11 të argjentinasit në SHBA. Dhe në Farkt Hollywood-i nuk zhgënjeu. Në radhë për të ndjekur fituesin e 7 Topave të Artë, ishin Princi Harry, Will Farrell, Owen Wilson, Leonardo di Caprio, Selena Gomez dhe Giorgio Chiellini.