Kosova do të luajë në transfertën e Zvicrës në ndeshjen eleminatore për Euro 2024. Sfida do të zhvillohet në Prishtinë, ndërsa tre ditë më pas pas ndaj Rumanisë në transfertë. Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha u shpreh se është shumë e rëndësishme që lojtarët ta ndiejnë këtë fanellë dhe më pas foli edhe për çështjen “Muja”.
“Ne duhet të jemi gati edhe të vdesim në fushë, pasi luajmë për ekipin kombëtar dhe për një futbollist profesionist, nuk ka gjë më të rëndësishme. Nuk luajmë për para, por për dinjitet dhe duhet ta tregojmë në fushë këtë. Besoj që e keni parë listën dhe aty ka disa emra futbollistësh të rinj. Janë disa futbollistë q kanë qenë pjesë e Kosovës U21 dhe po përpiqemi të bashkëpunojmë, për t’i vënë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së parë. Tani do të punojmë për të parë rezultatet në fushën e lojës. Rezultati është primar dhe në funksion të arritjes së tij, do të zgjedhim edhe futbollistët e skemën. Lojtarë si Muja janë shumë të rëndësishëm dhe nuk duhet t’i lëmë të na ikin, ndaj po marrim të gjitha masat, që të mos përsëriten raste të tilla. Në rastin e Mujës kemi folur me të dhe nuk kishim asnjë mundësi t’i ndryshonim mendjen. Në futboll, ashtu si në jetë, jo çdo gjë shkon ashtu siç ne duam. Megjithatë ne nuk jemi këtu për të qarë për problemet që kemi, por për të gjetur zgjidhje, në mënyrë që të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz në fushën e blertë. Tani asgjë nuk është e lehtë, pasi ne kishim në plan grumbullimin e Emërllahut, por ai u dëmtua”.