Polonia rrezikon shumë në 10 shtator kundër Shqipërisë ku mund të mos ketë në dispozicion portierin Wojciech Szczęsny. Numri 1 mund të humbasë sfidën ndaj kuqezinjve për shkak të një dëmtimi. Prej dy javësh ai nuk stërvitet me bardhezinjtë ndërsa nuk ishte i pranishëm as në transfertën toskane kundër Empolit. 33-vjeçari është një nga pikat më të forta të kësaj përfaqësueseje, ku është titullar i padiskutueshëm.
Në “Air Albania” nuk do të zbresin në fushë as Lukas Skorupski dhe Nicola Zalewski që kanë braktisur grumbullimin, pasi kanë pësuar dëmtime dhe nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Fernando Santos. Polonia renditet e katërta në grupin E me 3 pikë pas 3 sfidave të para u ka regjistruar vetëmfitoren me Shqipërinë në muajin mars.
Sfidanti.al