Duke nisur nga muaji gusht i vitit të ardhshëm, në kontenë angleze Essex do të ndryshojë koncepti për sportin e golfit. Në atë ditë do të shihet një golf me ‘drita të kuqe’ të paktën kjo është ajo që lexohetn në manifestin e evenimentit ‘The Sink the Pink – Big Boy and Bigger Golf Day’.
Emri i vendit që do të presë një kompeticion të tillë është sekret pasi klubi vë në lojë të gjithë reputacionin e tij; nga njëra anë janë vite të tëra garash dhe etiketash, nga ana tjetër është publiciteti që krijohet dhe që vështirë do të shtyjë personat të luajnë golf në ato anë
Atë ditë nuk do të ketë handikap të lojës, asnjë lloj klasifikimi. Tashmë në rrjetet sociale e postera do të flitet për vajza striptiz, festa me shkumë dhe konkurse hot gjatë gjithë ditës. Flitet se do të marrin pjesë 30 femra nudo shumë sexy dhe se gara rrezikon të shndërrohet në një konkurs të bluzave të lagura e festë me shkumë, ose në një garë të selfiet më ekstrem
Për momentin nuk dihet nëse ky është një fake neës apo kjo garë do të zhvillohet, por lajmi tashmë është vënë re nga ata që mbulojnë sportin e golfit. Sipas revistës ‘Women&Golf’ bëhet fjalë pëe një skandal dhe mnjë fyerje për femrat që praktikojnë këtë sport dhe që duan të bëhen sportiste profesioniste dhe duke parë se si është ideuar kjo garë, nuk mund të mos i japësh të drejtë kësaj reviste në kontestimin e saj.
sfidanti.al