Alisha Lehman është mbrojtur për “luajtjen e saj me seksualitetin” pasi u sulmua nga komentuesit on-line. Ylli i femrave të Zvicrës u kritikua për grimin në humbjen 7-1 ndaj Spanjës. Prezantuesja televizive Viki Blumi e mbrojti atë dhe e krahasoi Lehmann të grimuar në fushë me Kristiano Ronaldon dhe David Bekham që kujdeseshin për flokët e tyre.
Ajo tha në podkastin e “Soccer Sisters”: “Po, ajo luan me seksualitetin e saj, por ata e kanë bërë shumë herë. Shikoni Bekham dhe Kristiano Ronaldo. Mendoj se grimi dhe kujdesi personal shihen ndryshe sesa nëse një djalë i bën flokët.
Shumë njerëz mendojnë se është kotësi, por është edhe ndjenjë. Ndjenja e të ndjerit të sigurt dhe të fortë, ka diçka në këtë. Mendoj se është mirë që ne jemi të ndryshëm dhe që dukemi si të duam.Ju largoni një pjesë të vëmendjes nga futbolli, por kështu ndodhi edhe me Bekham. Nuk ka asgjë të keqe të luash futboll me grim, ne duhet të ndalojmë së fajësuari ata”. Lehman, 24 vjeç, i pëlqen të duket më së miri në fushë dhe jashtë saj dhe së fundmi është verbuar me një veshje elegante të zezë. Ajo gjithashtu mahniti fansat me një veshje elegante teksa po shijonte një natë në qytet. Lehman është një nga yjet e “WSL” dhe ka 10 gola në 59 ndeshje për Aston Vilwn pas eksperiencave në Uest Hem dhe Everton.
sfidanti.al