‘Mendojeni futbollin si dicka të bukur; derbi është një gëzim, jo një kryqëzim-kështu u shpreh Marko Xhampaolo pas ndeshjes së Milanit me Veronën. Kaq u desh që imagjinata të marrë krahë në median italiane dhe për ta bërë atmosferën e këtij derbi sa më argëtuese duke sajuar një sfidë mes artistëve italianë që janë tifozë të Milanit dhe Interit
Nga njëra anë mbështetet skuadra më e fortë në botë e nuk ndërrohet për asgjë; nga ana tjeter adhurohet skuadra që nuk vjedh kampionatin dhe që nuk ka luajtur kurrë në Serinë B. Tifozët e Milanit dhe Interit janë të gjitha zhanret muzikore e të të gjitha moshave; Axos, Capo Plaza, i Club Dogo, DJ Ringo, Emis Killa, Ernia, Ghali, Gué Pequeno, J-Ax, Jack the Smoker, Jo Squillo, Irama, Laura Pausini, Lazza, Lord Bean, Madman, Malika Ayane, Ornella Vanoni, Piero Barone i ‘Il Volo’, Rkomi e Umberto Smaila kanë Djallin në venat e tyre.
Ndërsa në anën tjetër Adriano Celentano, Andrea Bocelli, Biagio Antonacci, Claver Gold, Elio, Enrico Ruggeri, Francesco Renga, Ghemon, Loredana Bertè, Luciano Ligabue, Max Pezzali, Mina, Paola e Chiara, Roberto Vecchioni, Sfera Ebbasta e Vasco Rossi, mbështesin zikaltrit
Padyshim që për këtë sfidë të pentagramit, gjithcka varet nga shijet muzikore, por një gjë është e sigurt në fushën e lojës do të shihet një luftë e ashpër dhe e fortë deri në sekondën e fundit dhe do t’I takojë Xhampaolos dhe Kontes që të gjejnë notën e duhur për të përvetësuar Derbin e Madoninës nr.224
Sfidanti.al