Botërori I Formula E vazhdon të zgjerohet dhe po bëhet gjithnjë e më shumë global. Së fundmi në kalendarin e këtij kampionati botëror të makinave 100% elektrike shtohet edhe E-Prix I Xhakartës që do të mbahet në 6 qershor të 2020 në rrugët e kryeqytetit indonezian. Në javët e ardhshme do të zbulohet dhe zona e pistës që do të jetë pista e pestë aziatike në botërorin e Formula E pas Dirijah(Arabia Saudite), Hong Kongut, Kinës(ende nuk është konfirmuar vendi) dhe Seulit.
Formula E nuk do të ketë ndryshime përsa u përket numrit të garave që do të jetë 14 dhe kjo do të thotë se Cmimi I Madh I Xhakartës mund të lërë jashtë kalendarit atë të Marrakeshit që ishte parashikuar për t’u zhvilluar në 14 dhjetor të 2019.
Gjithsesi për të mësuar kalendarin përfundimtat të kampionatit të Formula E do të duhet të presim fillimin e muajit tetor; me hyrjen e Indonezisë në këtë botëror bëhet e nevojshme riorganizimi I datave për të qenë konform kërkesave logjistike. Për momentin, skuadrat do të duhet të zhvendosuern nga Berlini(ku gara është e parashikuar të mbahet në 30 maj) në Xhakarta në harkun e pak ditëve.
Sfidanti.al