De Gea me zemër të artë; dhuron 200 mijë Euro viktimave të motit të keq në Spanjë

‘Nga fuqitë e mëdhaja derivojnë përgjegjësi të mëdha-është ky leksioni që prej brezash fëmijët kanë mësuar duke lexuar Spiderman apo duke ndjekur përshtatjet kinematografike. Dhe mesa duket këtë leksion e ka mësuar edhe portieri I Mancester Junajtid, David De Gea I cili ka vendosur të dhurojë 200 mijë Euro njerëzve në Alicante dhe Mursia që ditët e fundit janë goditur nga moti shumë I keq që shkaktoi 7 viktima.

Lajmi u bë I ditur nga vetë Kryqi I Kuq Spanjoll që nëpërmjet një postimi në Tëitter vendosi të falenderojë futbollistin 28 vjecar. David De Gea, portier I përfaqësueses spanjolle që ka lindur në Madrid, është I lidhur me atë zonë të Spanjës; në fakt babai I tij është me origjinë nga Orihuela, një prej qendrave më të goditura nga moti I keq.

Nuk është hera e parë që portiere spanjoll bëhet protagonist I një bamirësie të tillë; vitin e kaluar ai I dhuroi më shumë se 30 mijë Euro një orfanotrofi në Mozambik. Ndërkaq, në fillim të kësaj jave David De Gea rinovoi kontratën e tij me Mancesyter Junajtid teksa firmosi akordin deri në 2023 me një pagë prej 350 mijë Paund në javë.

Sfidanti.al