CR7 fiton 975 mijë $ për cdo postim në Instagram, por ia kalon Kajli Xhener

Kajli Xhener është mbretëresha e Instagramit. Sipas një website që i referohet këtij rrjeti social, artisja për cdo postim të saj në Instagram është në gjendje që të përfitojë 1 milionë e 266 mijë Dollarë. Në vendin e dytë gjendet këngëtarja Ariana Grande edhe pse ka më shumë ndjekës së Kajli Xhener me 996 mijë USD të fituara për cdo postim.

Podiumin e plotëson një sportist dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Juventusit dhe përfaqësueses portugeze, Kristiano Ronaldo që pasuron llogaritë e tij me 975 mijë Dollarësh.

Kompesimet për një postim publicitar me përfshirjen e produkteve komercialë edhe kur janë të fshehur, ndryshon nga sektori në sektor. Më të paguarit janë personat e famshëm dhe sportistët. Mes këtyre të fundit spikasin edhe ish sportistë si David Beckham. Sportistja më e paguar në rrjetet sociale është Ronda Rousi që është e 15 e ndjekur nga Serena Uilliams. Në aspektin e kundërt, sektorët më pak të paguar janë ata të fitnesit dhe ushqimit ku me përjashtim të Xhemi Oliver dhe Gordon Ramsej, cdo postim paguhet më pak se 10 mijë Dollarë.

sfidanti.al