Pas vetëm 1 viti në Major League Soccer, Uejn Runi është gati të kthehet në Angli, por jo në Premier League dhe me një rol të vecantë. Sulmuesi i DC United me lejen e drejtuesve të klubit udhëtoi drejt Londrës për të diskutuar detajet e ofertës së Derbi Kauntit që i ka propozuar një kontratë në rolin e lojtarit-trajner për kampionatin e Championship duke nisur që nga muaji janar në mënyrë që ai të mbyllë sezonin me DC United.
Mbërritja e Runit në aeroportin e Hithrout është dokumentuar nga disa foto që janë shpërndarë në rrjetet sociale me sulmuesin që më pas është mësuar se ka takuar edhe pronarin e Derbi Kauntit, mel Morris. Vetë Runi nuk e ka fshehur asnjëherë se dëshiron që të vijojë në botën e futbollit si trajner, por askush nuk e priste një zhvillim të tillë në fundin e karrierës së tij.
DC United dhe MLS e lejuan Runin të bëjë këto tratatviva, por Derbi gjithsesi do të jetë i detyruar t’i paguajë një dëmshpërblim klubit nga Uashingtoni. Në këtë pikë, kurioziteti qëndron te paga e Runit dhe sipas zërave që qarkullojnë mendohet se ajo do të jetë rreth 4.5 milionë Euro në vit, një shifër kjo e konsiderueshme për Championship e sidomos Derbin, por që bëhet ndoshta për të mos rënduar në llogaritë për Fair Play Financiar nëse kjo skuadër do të jetë pjesë e atyre që monitorohen duke luajtur në Evropë.
sfidanti.al