F1, Raikkonen: Nëse Alfa ndërhyn në jetën time private, largohem menjëherë

Kimi Raikkonen ka bërë të mundur që Alfa Romeo të jetë në zonë të mirë në botërorin e Formula 1, por finlandezi ka deklaruar se në jetën e tij nuk janë vetëm garat.

‘Kur firmosa për Alfa Romeon nuk e lexova fare kontratën sepse nuk më interesonte-tha Raikonen-në fakt kur i takova drejtuesit e kësaj skuadre për herë të parë ua thashë drejtpërdrejt atë që më interesonte që nëse do të ndërhynin në jetën time private ose nëse do të ankoheshin, unë do të largohesha menjëherë’

Më pas Raikkonen foli edhe për pasionet e tjera të tij edhe pse jo shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

‘Në jetë ka shumë gjëra të tjera të rrezikshme-shtoi finlandezi diuke iu referuar pasioneve të tij për hokejin në akull dhe motokrosin-kështu që duhet bërë kujdes, si në rastin tim. por do të flasim për problemin vetëm nëse dhe kur do të ekzistojë’

Finlandezi u pyet edhe nëse ka folur me djalin e tij për atë cfarë ai ka shkruar në autobiografinë e tij për problemet me alkoolin në ushtri kur ishte 19 vjec.

‘Kam frikë se do të më duhet ta bëj këtë-tha Raikkonen-djali im më bën shumë pyetje për gjithcka dhe kur të mësojë të lexojë disa gjera të shkruara në ndonjë vend. Kështu që është më mirë që të filloj e t’ia tregoj sepse në fund të fundit janë pjesë e jetës’

sfidanti.al