Gianluigi Buffon ka vendosur të ndërmarrë veprime ligjore ndaj revistës ‘Chi’ për fotot e publikuara të tij gjatë pushimeve së bashku me të dashurën, gazetaren sportive Ilaria D’amico. Imazhet e publikuara, në mënyrë të vecantë njëra prej tyre, tregon ciftin në momente shumë intime. Arsyeja e denoncimit të bërë nga 39 vjecari është se fotot u shoqruyan me një artikull me titullin ‘Pasion i shfrenuar’. Avokatët e portiertit të Juventusit dhe përfaqësueses italiane bënë të ditur se do të veprojnë kundër kësaj reviste pasi bëhet fjalë për mbrojtjen e imazhit të Buffon dhe fëmijëve të tij. Sipas tyre, fotot e publikuara ishin të manipuluara dhe nuk tregojnë aspak atë që besuan shumë persona.
sfidanti.al