Operacioni antikorrupsion në Spanjë, Villar tentoi të zhdukë humbjen financiare prej 18 milionë Euro

Në Spanjë zbulohen detaje të reja nga operacioni antikorrupsion Soule gjatë të cilit u arrestua edhe presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Migel Angel Villar dhe djali i tij, Gorka. E përditshmja ‘El Mundo’ bën të ditur se ka mundur të sigurojë dokumenta që tregojnë se Villar u përpoq që të falsifikonte llogaritë për të mundësuar zhdukjen e 18.3 milionë Eurove humbje. Gjithnjë sipas ‘El Mundo’, Villar do të paraqiste në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahej ditën e enjte, bilancin financiar të vitit 2016 që përfshinte pa asnjë lloj justifikimi një riformulim të llogarive të vitit 2015, ku zhdukeshin këto 18.3 milionë Euro. Në krahun tjetër u eliminuan edhe 26 milionë të tjerë nga rezervat dhe si pasoje bilanci  i 2015 rezultoi me një suficit prej 8 milionë Eurosh.

sfidanti.al