Team Haas, me Grosjean dhe Magnussen edhe në vitin 2018

Romain Grosjean dhe Kevin Magnussen do të jenë pjesë e skuadrës së Team Haas në Botërorin e Formula 1 edhe të vitit 2018. Padroni i skuderisë amerikane, Gene Haas ka konfirmuar gjithçka duke shpjeguar edhe arsyet e këtij vendimi.

‘Vitin tjetër do të garojmë me të njëjtët pilotë si në sezonin aktual-tha Gene Haas-ky është një tregues. Dhe duke parë edhe aspektet e tjera të vazhdimësisë, besojmë se ata do të jenë pilotë më të mirë në Botërorin e ardhshëm të Formula 1’.

Në sezonin aktual të Formula 1, skuadra e Team Haas është në vendin e 7 në klasifikimin për konstruktorë me 29 pikë të grumbulluara deri tani.

sfidanti.al