Kajri Irving është një prej basketbollistëve më të mirë në këtë sezon të NBA, por ai po tregon se ka edhe një zemër të artë. Në fakt gjatë javës, basketbollisti i Boston Seltiks është pikasur nga kamerat e portalit TMZ Sports teksa i bënte dhuratë një personi të pastrehë 240 Dollarë dhe kjo ndodhi vetëm pak caste përpara fillimit të ndeshjes mes Bostonit dheb Hjustonit.
Në videon e publikuar nga ky portal, duket Irving që nxjerr nhga xhepi karmonedhat me ngjyrë të gjelbër dhe ia jep personit të pastrehë me këtë të fundit që festoi në mënyrë të shfrenuar. në fund të fundit nuk ndodh cdo ditë që dikush të të japë 240 Dollarë duke kaluar rrugës.
sfidanti.al