NBA, San Antonio mund LA Klipers, fiton dhe Golden Stejt

Sfida më e madhe e mbrëmjes së radhës në NBA ishte ajo mes San Antonios dhe Los Anxheles Klipers e zhvilluar në Staples Center. Në fund ajo që triumfoi ishte skuadra teksane me rezultatin122-11. Njeriu i ndeshjes për Spërs u bë Oldrixh me 38 pikë të shënuara, ndërkohë që dha kontributin e tij edhe DeRozan me 25 pikë e 13 topa në tabelë. Te Los Anxheles Klipers më të mirët ishin Harris me 16 pikë e Harrell me 21.

Golden Stejt regjistron një tjetër sukses në sezonin e rregullt të NBA. Ëarriors mundi Portland 115-105 për ta cuar në 24 numrin e fitoreve. Si zakonisht ata që drejtuan kampionët në fuqi të NBA drejt suksesit ishin Klej Tompson me 32 pikë e Kevin Durant e Stiven Kërri me 25 pikë secili. Te skuadra e Trejlblejzërs u dalluan Lilard me 40 pikë dhe Nurkic me 21 pikë e 10 topa në tabelë.

Bostoni mundi Memfis në një ndeshje të luftuar me rezultatin  112-103. Te skuadra e Grizlis ishin 5 basketbollistë që e mbyllën sfidën me statistika dyshifrore dhe bëhet fjalë për Konlej me 26 pikë, Bruks me 19, Anderson e Xhekson Xhunior me nga 10 pikë secili dhe spanjollio mark Gasol me 15 pikë e 10 asist. Në krahun tjetër, te Seltiks spikatën i zakonshmi Irving me 26 pikë e 13 asist, Morris me 22 pikë e Horford me 18.

sfidanti.al