Projekti i Federatës Spanjolle; ndryshim radikal i formatit të Kupës së Mbretit

Federata Spanjolle është e vetmja mes federatave më të rëndësioshme të futbollit evropian që i zhvillon ndeshjet të gjithë raundeve të Kupës me sistem vajtje ardhje përvec finales. Por duket se gjërat do të ndryshojnë edhe në këtë kompeticion, madje thuhet se do të ketë një revolucion. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales do të propozojë ndryshimet e formatit të Kupës së Mbretit në Asamblenë që ky institucion do të mbajë në fund të sezonit.

Propozimi i Rubiales flet për zhvillimin e ndeshjeve unike në Kupën e mbretit deri në cerekfinale të saj si dhe mbajtjen e fazës së Final Four sipas stilit të Ligës së Kombeve që do të zhvillohet në një qytet që ka 2 stadiume të skuadrave të La Ligas që mund të jetë Madridi, Barcelona, Valencia apo Sevija. Por në këtë pikë RFEF i duhet të përballet me dy sfida kryesore; i duhet të bindë skuadra e La Ligës që të pranojnë zhvillimin e ndeshjeve unike në fushat e skuadrave që janë në një nivel më inferior dhe i duhet të përqendrojë sa më mirë skuadrat gjysmëfinaliste dhe tifozeritë e tyre në qytetin ku do të mbahet edhe faza e Final Four të Kupës së Mbretit.

sfidanti.al