Messi kundër Ronaldos, sfida e pafund e golave, por në 2018 fiton argjentinasi

Lionel Messi dhe Kristiano ronaldo nuk luajnë më në të njëjtin kampionat e mgjithatë krahasimet mes tyre përsa u përket shënimit të golave vazhdojnë të jenë aktuale. viti 2018 nuk bën përjashtim dhe në këtë pikë është argjentinasi ai që ka bërë më mirë se portugezi edhe pse ky i fundit mund të krenohet me fitoren për të 3 vit radhazi të Ligës së Kampioneve me Realin e Madridit.

Që nga viti 2009 kur Ronaldo u transferua te Los Blancos e deri tani rivaliteti mes këtyre dy yjeve të futbollit ka qenë shumë i fortë e statistikat e tyre të frikshme. mesatarja e golave të tyre nuk ka rënë asnjëherë nën 45 gola sezonale dhe 2018 e konfirmon më së miri këtë. kështu Lionel Messi, gjatë këtyre 12 muajve ka në bilancin e tij 51 gola, 2 më shumë se Kristiano ronaldo

Kapiteni i Barcelonës është në avantazh edhe në statistikat e përllogaritura pa golat e shënuar me skuadrën kombëtare. 47 është numri i golave të shënuar nga Messi me fanelën e Barcelonës, 43 ai i Ronaldos me Realin dhe Juventusin. pas tyre pozicionohen Levandovski i Bajernit me 39 gola, Salah me Liverpulin me 36, Kejn me Tottenhemin me 34 e Grizman me Atletiko Madrid me 33 gola.

sfidanti.al