Në futboll goli i shënuar ka një vlerë shumë të madhe sidomos kur i jep fitoren skuadrës. Por medalja ka edhe anën tjetër të saj dhe bëhet fjalë për riolin e portierëve që ka po aq peshë sa ai i sulmuesve pasi të mbash portën të paprekur për ndeshje të tëra është një detyrë shumë e vështirë, në limitet e së pamundurës. në vitin 2018 në kampionatet evropiane ka pasur një sërë emrash që kanë spikatur në këtë pikë. Madje është bërë edhe një klasifikim për portierët që kanë pësuar më pak gola dhe që e kanë mbajtur të paprekur portën për më shumë ndeshje.
Në këtë pikë, listën e kryeson Alison i Liverpulit që në 20 ndeshje të zhvilluara, në 12 nuk ka lënë asnjë top të kalojë vijën fatale, ndërkohë që në total ka pësuar vetëm 8 gola. Në vendin e dytë renditet Handanovic i Interit me 14 gola të pësuar dhe 10 ndeshje në 19 me portë të paprekur. podiumin e plotëson Mendi i Reims i ndjekur nga Oblak i Atletiko Madrid dhe Ederson i Mancester Sitit.
Klasifikimi i 10 portierëve më të spikatur për 2018 vijon me Kepan të Celsit, Shezni të Juventusit, Benitez të Nisë, Lëkomptë të Montpelier dhe Loris të Totenhamit.
sfidanti.al