Jo të gjithë përulen para milionat e arabëve, njëri quhet Zhardim

Leonardo Zhardimit, njeriut që dikur bëri revolucion te Monako, duke i sjellë këtij klubi “princëror” me strategjinë e tij të jashtëzakonshme afro gjysmë miliad euro nga transferimet e lojtarëve, duket se nuk i bëjnë përshtypje milionat e botës arabe, ndërkohë që atij i ka ardhur një ofertë shumë e majme nga një klub i Arabisë Saudite.
Zhardimi, në fakt, para disa muajsh u shkarkua, për shkak të rezultateve të dobët të Monakos dhe në vend të tij u caktua ish-futbollisti i famshëm francez Tieri Hanri. Sidoqoftë, Zhardimit i erdhi një oferë mjaft e mirë nga klubi saudit Al Nast që ishte gati t’i jepte atij 12 milionë euro në vit, por trajneri portugez e hodhi poshtë këtë ofertë, duke thënë se ai pret propozime nga mjedise të vërtetë futbolli dhe se paratë nuk e interesojnë shumë atë.
Zhardimi shpreson se ai do të mund të ulet në stolin e drejtimit të ndonjë klubi të njohur në Premier Ligën angleze ose në Serinë A.
Sfidanti.al