Dihet së në Itali tifozët huliganë ndërmarrin, midis të tjerave, edhe sulme raciste, sikurse ndodhi kjo në ndeshjen e fundit mes Interit dhe Napolit, ku në qendër të këtyre lloj sulmeve nga ana e tifozëve interistë u vu mbrojtësi me ngjyrë i Napolit, Kalid Kulibali, në adresë të të cilit gjatë ndeshjes në Milano u lëshuan edhe britma majmunësh.
Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, vuri në dukje mbas ndeshjes së lartpërmendur se, në rast se në të ardhmen do të dëgjohen përsëri thirrje raciste, ai do ta tërheqë ekipin e Napolit nga fusha, që të reagojë federata italiane.
Që edhe vetë Interi do të reagojë ndaj intolerancës raciste, e tregoi gjesti i kapiteni të tij, Mauro Ikardi, që, pavarësisht se ekipi i tij është dënuar të luajë dy ndeshje pa spektatorë, ka vendosur që shiritin e kapitenit për ndeshjen e ardhshme t’ia kalojë bashkëlojtarit të tij me ngjyrë, Kvadvo Asamoa, në shenjë respekti dhe mbështetjeje në luftën kundër racizmit.
Sfidanti.al