Manchester City, në bashkëpunim me Ministrinë Shqiptare të Arsimit dhe Sportit ka njoftuar sot nisjen e një shkolle futbolli në Durrës, e cila do të hapet në vjeshtën e vitit 2024. Objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester City për të ofruar edukim futbolli të klasit botëror për lojtarët pjesëmarrës. Me tetë shkolla të futbollit të Manchester City në nivel global, kjo është shkolla më e fundit që do të lançohet si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të klubit të programeve të tij bazë. Një mundësi e mirë për futbollistët në vendin tonë që aspirojnë të arrijnë nivelet më të larta. Akademia do të ndërtohet duke përdorur konsulencë nga City Football Group, organizata mëmë e Manchester City.
Jorgina Busquets, drejtore menaxhuese në City Football Group, tha: “Ne jemi të kënaqur të shpallim një shkollë të re të futbollit në Shqipëri. Është oferta më e fundit si pjesë e një zgjerimi të vazhdueshëm global të programimit arsimor të klubit pasi ne synojmë të ndajmë metodologjinë, njohuritë dhe përvojën tonë të stërvitjes për të zhvilluar të rinjtë në mbarë botën”. “Ne presim me padurim të punojmë me ministrinë shqiptare për një sërë aktivitetesh brenda vendit, ndërsa punojmë drejt hapjes së shkollës në vjeshtën e vitit 2024”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha: “Nisja e Shkollës së Futbollit Manchester City në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare në rritje në fund të një viti emocionues, i cili e solli Kombëtaren tonë të futbollit në krye tw grupi kualifikues nw pwr “Euro 2024”. “Për më tepër, nisja e Shkollës së Futbollit të Mançester Sitit në Shqipëri është një burim i ri energjie pozitive për vendin tonë dhe ne dëshirojmë të falënderojmë Manchester City-n që ka punuar me ne në këtë projekt.”