Zyrtare/ Bylisi rikthehet në  Kategorinë Superiore

Bylisi ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Superiore për sezonin e ardhshëm. Në javën e 29-të të Kategorisë së Parë, skuadra ballshiote ka arritur të marrë një fitore 3-2 përballë Korabit duke u ngjitur në vend të parë me 67 pikë(në pritje të ndeshjes Elbasani-Apolonia, ora 19:00). Në ndeshjet e tjera, Luzi ka arritur të marrë një fitore 4-0 përballë Lushnjës, ndërsa Tomori ka mposhtur 1-0 Burrelin.

sfidanti.al