Tragjike, ndërron jetë në fushë legjenda e Butrintit

Një lajm i trishtë vjen nga Saranda, ku një nga ikonat e futbollit të këtij qyteti, është ndarë nga jeta sot në mënyrë tragjike teksa po luante një ndeshe miqësore mes veteranëve. Klubi i Butrintit kishte organizuar një ndeshje miqësore mes lojtarëve të viteve 80-90 dhe një grupi ish-futbollistësh grekë të qytetit të Athinës. Gjatë ndeshjes, ish-portieri Fredi Mërkuri ka pësuar kolaps dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. Por ai nuk ia ka dalë pas kësaj situate të përjetuar në fushën e lojës, duke u ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.

sfidanti.al