Kukësin e “shtyjnë” në të Parën

Një moment apo vendim  mund të të hedhë në erë punën e gjithë sezonit dhe ndoshta kjo ka ndodhur me Kukësin në ndeshjen e javës 32 kundër Tiranës. Verilindorët, tashmë në protje të matematikës për të zbritur në të Parën, kontestuan vendimet e kryesorit Feretaj në ndeshjen me bardheblutë, e madje trajneri Devolli preferoi të bënte me dije se këtë çështje do ta zgjidhë personalisht me arbitrin. Bardheblutë triumfuan 1-0 kundër Kukësit të vendit të dytë, falë golit të Kristal Abazajt dy minuta përpara fundit. Pa fat skuadra verilindore, që goditi dy herë traversën me Beshirajn dhe Adetolën, ndërkohë që ekipit të Bledar Devollit iu mohua edhe një penallti e pastër në kontaktin Deliu-Salami. Kryesori Olsid Ferataj pa në VAR rastin, por i befasoi të gjithë me vendimin e tij për të mos akorduar penallti për ekipin mik.

sfidanti.al