Zidane: Simeone – lojtar mjaft i mirë, kurse si trajner edhe më i mirë!

Zinedin Zidane është kthyer te Reali i Madridit me synimin që të fitojë përsëri trofe më këtëklub spanjoll dhe konkurrent kryesor për titull, veç Barcelonës, ai ka edhe Atletikon e Madridit. Në këto kushte, nuk mungojnë vlerësimet e trajnerit të lartpërmendur francez për homologun e tij argjentinas, Diego Simeone.

“Si lojtar, Simeone ka qenë një nga më të rëndësishmit në ekipin e vet, por, si trajner, unë mendoj se ai është edhe më i mirë Ai i menaxhon shkëlqyeshëm situatat që krijohen, nuk i mungon karakteri dhe është perfeksionist në realizimin e ideve të tij”, deklaroi Zidane.

Sfidanti.al