Zidane është gati për t’u rikthyer në pankinë

Zinedine Zidane, i cili është pa klub pas largimit nga Real Madrid në vitin 2021, po shqyrton një kalim të mundshëm te Bayern Munchen, por një burim i afërt me ekspertin francez tha se një klub është prioriteti i francezit. Është Juventusi i Torinos, për të cilin luajti nga viti 1996 deri në vitin 2001, kur u shit te Real Madrid për çmimin rekord të asaj kohe prej rreth 77.5 milionë euro. Sipas kanalit gjerman Sport 1, Zidane është një nga opsionet që Bayern Munchen po shqyrton për sezonin e ardhshëm, pasi u bë e ditur se Thomas Tuchel nuk do të qëndrojë pas përfundimit të sezonit aktual. “Zinedine e sheh Bayernin si Real Madridin, një institucion si një klub me një të kaluar të shkëlqyer dhe kushte të shkëlqyera pune. Të dy klubet kanë shumë ngjashmëri në mënyrën se si punojnë. Në këtë aspekt, Bayerni është një temë që ai kurrë nuk e ka refuzuar”, zbuloi një mik i Zidane. Megjithatë, i njëjti burim pohon se Zidane me siguri do të zgjidhte Juventusin mbi çdo opsion tjetër. “Nëse Juventusi do ta ftonte atë, ai do të shkonte atje. Por, projekti i Bayernit mund të ishte i rëndësishëm për të dhe ai me siguri nuk do të gjykonte aspektin financiar. Ai do të ishte trajneri ideal për të rindërtuar imazhin e Bayernit dhe ndoshta për të siguruar njëfarë vazhdimësie në pankinë”, shpjegoi i afërmi i francezit.

sfidanti.al