Skuadra e tij kishte 3 ndeshje radhazi që humbiste dhe ai mendoi për të. Ylber Ramadani nuk është nga ata që mund ta nxjerrë ekipin “nga balta”, ai nuk mund të shënojë gola, ai di më shumë të mbrojë, por edhe ndonjëherë të krijojë. Kështu bëri në sfidën që Aberdini më në fund e fitoi, 3-1 në fushën e vet ndaj Madhëruellit. Në minutën e 64-ët, mesfushori kuqezi dha një pasim të shkëlqyer për Miovskin në zonë, pasi fitoi topin, dhe nga ky aksion erdhi goli për 2-0.
Sfidanti.al