Bajrami debuton për Sasuolon, fitore ndaj Atalantës së Gjimshitit

Nuk ishte titullar, ndonëse u mendua se mund të arrihej deri aty. Gjithsesi, Nedim Bajrami e bëri debutimin e tij për Sasuolon që në ndeshjen e parë që ishte në dispozicion të ekipit. Mesfushori i kombëtares shqiptare hyri në fushë në 67’, ndërsa Sasuolo ishte në avantazh 1-0 ndaj Atalantës dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë. Ai u vlerësua me notën 6 plus, dhe iu afrua dy herë golit në debutim. Mediat italiane theksuan se Bajrami tregoi cilësitë që mund t’i bëjnë shumë punë Sasuolos. Në radhët e Atalantës ishte sërish titullar Berat Gjimshiti që luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk është se luajti keq, por nuk ishte mbrëmja e bergamaskëve.

Sfidanti.al