Ernest Muçi i jep fitoren Legias së Varshavës në Superligën polake!

Ishte minuta e 58-të kur ai shënoi në stadiumin e Zaglebies së Lubinit për rezultatin 2-1 dhe shifrat nuk ndryshuan. Ernest Muçi u aktivizua si titullar dhe luajti deri në 78’ kur u zëvendësua nga Tomash Pekhart, ndërsa për kryeqytetasit ky ishte një tripikësh shumë i rëndësishëm. Kampionët e Polonisë janë ngjitur në vendin e dytë në renditje, por duke qenë 6 pikë prapa kryesuesve të Rakovit të Çestohovës, ndërsa kanë kaluar 2 javë nga faza e dytë. Muçi ka luajtur në 17 ndeshje, por vetëm diçka më shumë se gjysmën e minutave në total, duke shënuar 2 gola e duke shërbyer 4 asistë.

Sfidanti.al