Mesi i jep fitoren PSG-së, Galtie: Ai është lideri ynë!

Është moment vendimtar i sezonit, edhe pse jo përfundimtar. Paris SG i afrohet kësaj periudhe me Kilian Mbapenë të dëmtuar dhe Nejmarin gjithashtu në dyshim, por gjithsesi lajmi i madh është forma e Lionel Mesit. Argjentinasi shënoi golin e dytë me goditje dënimi, në fitoren 2-1 ndaj Tuluzës në “Parkun e Princave” duke i ngjitur kampionët në 8 pikë epërsi ndaj vendit të dytë, të paktën përkohësisht. “Mesi është motori ynë, – tha trajneri Galtie, – ai shënoi gol, ai krijoi raste, ai rrezikoi. Ekipi duhet të luftojë fort që ta ndihmojë që t’i bëjë këto gjëra”. Duhen edhe 9 ditë deri në ndeshjen me Bajernin në Champions dhe nga treshja e madhe i sigurt është vetëm Mesi.

Sfidanti.al