Lebroni i afrohet rekordit të Xhabarit, por Lejkërsat munden nga Nju Orlinsi pa Uilliamsonin!

I tillë sezoni i “Liqenasve” deri tani, me një nisje katastrofike dhe me një rraskapitje për të realizuar fitore radhazi. Pasi disa momenteve të mira, ja ku erdhi dështimi i radhës, me humbjen në Nju Orlins ndaj Pelikansëve me shifrat 126-131. Vendasit ishin pa yllin kryesor, Zajon Uilliamson, që mbetet i dëmtuar, ndërsa Lejkërsat i patën në fushë lojtarët kryesorë. Lebron Xhejmsi shënoi 27 pikë dhe është tani vetëm 36 pikë larg rekordit të NBA-së që mbahet nga Karim Abdul Xhabar. Mund ta thyejë që në ndeshjen e ardhshme, apo ndoshta pa dy ndeshjeve. Entoni Dejvis shënoi 34 pikë dhe kapi 14 topa në tabela, por Rasëll Uestbruku ishte dobët. Lejkërsat janë në vendin e tretë nga fundi në Perëndim me 25 fitore dhe 29 humbje.

Sfidanti.al