Në fund të sezonit 2013-2014, të kuqtë ishin 5 pikë përpara rivalëve në krye të Premier Ligës dhe pritja 24-vjeçare për titullin kampion në Angli dukej se po merrte fund. Gjithsesi, mjaftoi një rrëshqitje e kapitenit Stiven Xherrard që Çelsi të shënonte e të fitonte në “Anfild”, dhe që Mançester Siti të afrohej në 3 pikë diferencë, kur mbeteshin edhe 2 ndeshje. Për fat të keq, skuadra e trajnerit Brendan Roxhers barazoi 3-3 në fushën e Kristël Palasit dhe kjo bëri që titulli të humbej.
Sot, Xherrard është trajner i Gllazgou Rejnxhërsit në Premier Ligën e Skocisë dhe shpreson që me fitoren e titullit të shërojë plagën e 7 viteve më parë. “Ai ishte një nga momentet më negativë të karrierës sime, – thotë Xherro, – një nga pikat më të ulëta, ndërsa një fitore e thellë e titullit në Skoci do të ishet një catharsis. Edhe fitorja e titullit nga Liverpuli dhe fakti se ekipi im i mëparshëm është kampion në fuqi, më ndihmon shumë”. Jo vetëm kaq, por Xherrardi nuk ngurron t’i telefonojë Jurgen Klopit për t’i marrë ndonjë këshillë.
Sfidanti.al