Ka disa ditë që është botuar një video e pilotit të Formula 1 me vajzën e quajtur Andrea D’Ival, ku ai e kap vajzën nga gjoksi, ndërsa kjo e fundit bën veprime kuptimplotë me gishtin e mesit të dorës. Pas botimit të videos shpërtheu një stuhi e vërtetë mediatike dhe publike, ndërsa piloti rus, Nikita Mazepin, u detyrua të kërkonte falje. Modelja e mbrojti fillimisht, Mazepinin duke thënë se “ai është djalë i mirë dhe se nuk kishte pasur qëllim ta ofendonte”, por më pas ndryshoi mendje. “Trupi femëror nuk ekziston që të përdoret nga mendimet e meshkujve, – shkruajti ajo në rrjetet sociale, – po ashtu as veprimet. Mjaft i mësuat vajzat sesi të vishen, më mirë mësoni djemtë që të respektojnë gratë!” Mazepini u mendua se do të shkarkohej nga skuadra amerikane Has, por kjo nuk ndodhi dhe besohet se ka ndikuar fakti se rusi vjen në ekip bashkë me paratë e babait të tij miliarde, ndërsa skuadra amerikane ka probleme financiare.
Sfidanti.al