Milani tremb Italinë, kontratat e Donarumës e Çalhanoglusë po trembin … Milanin

Në fushë nuk duket se ka vonesa apo probleme. Që të dy futbollistët po japin maksimumin në një “makinë futbolli” që më në fund po punon siç duhet. Milani kryeson Serinë A dhe portieri Xhixho Donaruma e mesfushori ofensiv Hakan Çalhanoglu janë nga më të mirët, por bisedimet për rinovimin e kontratave të tyre po vonojnë. Që nga janari, të dy mund të bisedojnë me klubet që dëshirojnë pasi kontratat e tanishme i përfundojnë në verë, diçka që shqetëson jo pak Maldinin apo edhe Piolin. Në Itali nuk dinë të thonë sesi do të përfundojë kjo histori, ndërsa Çalhanoglu kërkon 5 milionë euro në vit plus shpërblimet, në krahasim më 3.5 që merr tani. Për Donarumën nuk është problem rroga, 7 milionë euro në sezon, por klauzola të cilën portieri e kërkon ashtu si agjenti Raiola, por Milani nuk e ka me qejf.

Sfidanti.al