Benzema thyen rekordet e golave në mungesë të Kristiano Ronaldos!

Që kur mbërriti në Madrid e dinte se do të ishte i detyruar të luante rolin e “violinës së dytë”. Karim Benzema, megjithë talentin dhe nuhatjen para portës, zgjodhi rolin e të dytit duke i lënë Kristiano Ronaldos qendrën e skenës, veçse kjo situatë ka ndryshuar. Benzema ka 69 gola deri tani me Realin që pas largimit të portugezit, ndërsa deri në fund të sezonit premton edhe më shumë. Nuk është çudi që në këta 3 sezone pa CR7-ën, francezi të arrijë të paktën në 90 gola, diçka që nuk kishte ndodhur në të kaluarën. Në 3 vitet e para, 2009-2012 arriti në 67 gola, në 2012-2015 në 66 dhe në 2015-2018 shënoi 59. Këtë sezon ka 12 gola në 18 ndeshje me mesataren më të mirë gol për ndeshje, 0.6.

Sfidanti.al