Njëri prej tyre ishte Toni Kros, gjermani që është kthyer në “madrilen puro” që kur ka ardhur në “Santiago Bernabeu”. Mesfushori, bashkë me disa nga yjet kryesorë të ekipit, vendosën të takonin trajnerin Zinedin Zidan në momentin më të keq të Realit këtë sezon, kur ndodheshin pranë eleminimit në Champions dhe po pësonin humbje të habitshme në kampionat. Siç informon “Marka”, grupi i “kapitenëve” që bisedoi me Zidanin ishte i përbërë nga Ramos, Kros, Modriç, Benzema dhe Kasemiro. Ata e bindën francezin që të mos bënte rotacione të shumta, pasi Reali kishte nevojë për një “bllok” në fushë për të marrë rezultatet. Zizuja u shpjegoi se kishte dashur të kursente lodhjen e lojtarëve, plus edhe për shkak të dëmtimeve si të Ramosit apo Karvahalit. Gjithsesi, akordi u arrit me “besa-besë” dhe që nga ajo kohë, rezultatet e Realit janë shumë të mira.
Sfidanti.al