Diego Lopez nuk ia kursen elozhet Donnarummës: Një forcë e natyrës, cfarë talenti

Nga Spanja vijnë komplimentat më të mira për Gigio Donnarumma. Bëhet fjalë për ato të Diego Lopez që te Milani e humbi vendin si titullar pikërisht për shkak të portierit të ri italian në vitin 2015.

‘Është forca më e madhe e natyrës që kam parë në portë-tha Diego Lopez në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS-gjithnjë e them se ka një talent të jashtëzakonshëm, në moshën 16 vjecare kishte një fizik impresionues dhe tani thyen rekordet njëri pas tjetrit. Kur u shfaq ai gjithcka u bë më e vështirë duke parë cilësitë e tij dhe për këtë arsye shfrytëzova rastin për të shkuar te Espanyoli. Por dy sezonet te Milan mbeten pozitive dhe unë kam mësuar shumë’

Në moshën 39 vjecare, Diego Lopez ka vendosur të mbyllë karrierën te Espanyol që këtë sezon është në Divizionin e Dytë në Spanjë.

‘Aspiroj që të tërhiqem me Espanyolin-tha Diego Lopez-përndryshe nuk do të kisha qëndruar, do të kërkoja një alternativë. Klubi më dha shumë besim, në fund një futbollist nuk është vetëm ajo cfarë bën në fushën e lojës, por edhe cfarë transmeton jashtë saj dhe rëndësia që ka në dhomat e zhveshjes’.

Sfidanti.al