Gattuso-Napoli, akordi vetëm sa shtyhet, rinovimi vjen me vitin e ri

Fakti që nuk është firmosur ende rinovimi i kontratës mes Gennaro Gattusos dhe Napolit nuk ka të bëjë aspak me një ndërrim mendjeje të De Laurentiis sic u mendua nga dikush, pas paraqitjeve me ulje ngritje të Napolit në ndeshjet e fundit. Në fakt besimi i tij është gjithnjë në nivelet më të larta ashtu sikurse edhe vullneti i të dyja palëve për të mbyllur këtë marrëveshje. Rinovimi i kontratës do të jetë deri në vitin 2023 dhe Gattuso do të ketë një rritje të pagës në 2 milionë Euro në sezon.

Vonesa në rinovimin e kontratës që do të vijë në vitin 2021, ka të bëjë me disa detaje të lidhura me të drejtat e imazhit,bonuset dhe stafit teknik. Për këtë arsye avokatët e Gattusos i dërguan një draft-kontratë presidenti të Napolit. Janë detaje që gjithsesi nuk ndikojnë në vullnetin reciprok të trajnerit dhe klubit për të vijuar bashkëpunimin mes tyre.

Sfidanti.al