Vllaznia rinovon kontratën me liderin e mbrojtjes Erdenis Gurishta

Vllaznia njofton se ka zgjatur bashkëpunimin me Erdenis Gurishtën edhe për dy sezonet e ardhshme. Mbrojtësi 30-vjeçar ka firmosur deri në vitin 2027 me skuadrën shkodrane. Gurishta ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të Vkllaznisë sezonin e kaluar, me 29 paraqitje në kampionat. “Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi ynë i përbashkët me futbollistin Erdenis Gurishta do të vijojë edhe për dy sezonet e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.

sfidanti.al