UEFA ka publikuar emrat e arbitrave që do të vendosin drejtësi në sfidën Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndeshje që do të luhet të shtunën e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45. Një skuadër gjyqtarësh italianë do të vendosë drejtësi në këtë takim. Arbitër kryesor do të jetë Davide Massa, ndërsa Filippo Meli dhe Ciro Carbone do të jenë asistentët e tij. Gjyqtar i katërt do të jetë Fabio Maresca, ndërsa Aleandro Di Paolo do të jetë arbitër i VAR. Davide Massa ka arbitruar një ndeshje të Shqipërisë në vitin 2015, miqësoren kundër Gjeorgjisë që përfundoi në barazim 2-2 në Tiranë.
sfidanti.al