Vllaznia duket se i ka hyrë punës fuqishëm për të “blinduar” ekipin e saj, të paktën me lojtarët që duan vetëm pak që t’i skadojë kontrata. Ditën e sotme u publikua lajmi se Stojanoviç do të qëndronte të paktën edhe për një sezon tjetër në Shkodër, gjë që u duk një arritje e madhe për klubin kuqeblu, duke parë edhe performancat mjaft të mira që ka pasur ky i fundit në këtë sezon. Tani Vllaznia bën të ditur edhe një rinovim tjetër, edhe përsëri në mbrojtje. Bëhet fjalë për Juriç, i cili zgjatur kontratën e tij me klubin shkodran, duke e çuar deri në vitin 2025. Me sa duket, Vllaznia po mendon të mbajë të njëjtën mbrojtje siç ka pasur këtë sezon, të paktën për qendrën e saj. Për sa i përket krahëve, duhet parë situata e Hakajt dhe Smajlit, të cilëve i skadon kontrata muajin që vjen.
sfidanti.al