Mançester Junaitid duket se e ka shumë seriozisht idenë e transferimit të Elseid Hysajt. Mbrojtësi shqiptar është një nga lojtarët më stabël në formacionin e Napolit, teksa prej kohësh ka tërhequr vëmendjen e trajnerit Hoze Murinjo.
Për djaloshin shkodran, ekipi anglez është i gatshëm të fusë edhe Mateo Darmian, veç parave për të arritur një marrëveshje, bën me dije Indeksonline. Sipas asaj që raporton “ESPN”, Napoli ka vënë një çmim prej 50 milionë euro, por për të zbutur disi këtë shifër, klubi anglez është i gatshëm të fusë mbrojtësin italian në marrëveshje. Tashmë duket se gjërat po marrin formën e duhur, për kalimin e mbrojtësit 23 vjeçar tek gjigandi anglez.