Ishte dimër vërtet i ftohtë, kishte reshje shiu, dhe skuadra sapo kishte pësuar humbjen e parë në kampionat, madje 0-3. Gjithsesi, tifozët e Unionit të Berlinit nuk e prishën traditën që i gjente në stadium për Krishtlindje. Sërish ishin në kapacitet të plotë, 28 500 spektatorë me qirinj apo drita të tjera, me këngë të festës.
Ishte edicioni i 16-të i festës tradicionale në stadiumin “Alte Fërsterai”, dhe ishte hera e katërt që mbushej në kapacitet të plotë 28 500. Besohet se nuk ka shembull tjetër në botë si ky, pra si tifozët e klubit të vogël të kryeqytetit të Gjermanisë. Nismëtari Torsten Ajzenbajser (Eisenbeiser) është krenar, pasi në vitin 2003, kjo ngjarje nisi vetëm me 89 pjesëmarrës!
Sfidanti.al