Mediat në Katalonjë janë të sigurta, Frenki De Jong do të bashkohet me Barcelonën, në mos në janar, të paktën në qershor. Klubi “blaugrana” po mendon edhe për Adrien Rabionë e Paris SG, por pyetja është, sesi do të jetë në rregull Barça me Lojën e Ndershme Financiare. Kartoni i De Jongut mund të arrijë në 75 milionë euro, ndonëse janë dhënë shifra të ndryshme.
Një “pasuri” e vërtetë për një klub si Barcelona që shpenzon pjesën më të madhe të të ardhurave për rroga, dhe që ka bërë blerje stratosferike deri tani, siç janë ato të Kutinjos dhe Dembelesë. “El Mundo Deportivo” thotë se “De Jongu është më pranë”, ndërsa drejtuesi i Ajaksit, Overmars, shton se “Barça është favorite, edhe sepse lojtari dëshirontë luajë në Spanjë”. Mançester Junajtidi, Mançester Siti, Bajerni dhe PSG besohet se e synojnë 21-vjeçarin holandez, që luan si mesfushor dhe lojtar krahu.
Sfidanti.al